Ndërlidhjet

Fisher: Çekia do miratojë traktatin e Lisbonës



Kryeministri i Çekisë Jan Fisher tha se vendi i tij përfundimisht do ta ratifikojë traktatin e Lisbonës, me siguri nga fundi i vitit.

“Nuk ka arsye për shqetësim në Evropë. Në Republikën e Çekisë nuk bëhet fjalë për “po” apo “jo”, por për “kur”, tha Fisher pas bisedimeve me kryetarin e Komisionit Evropian, Zhoze Manuel Baroso dhe kryeministrin e Suedisë, Fredrik Reinfeld.

Ata duhej të takohen në Bruksel, por folën përmes një videokonference, për shkak se aeroplani i Fisherit nuk i mundësoi udhëtimin.

Votuesit në Irlandë e miratuan traktatin e Lisbonës në referendumin e javës së kaluar, por presidentit e Çekisë dhe Polonisë ende nuk e kanë nënshkruar.
Traktati i Lisbonës hyn në fuqi kur të miratohet nga 27 vendet anëtare të BE-së.

Presidenti i Çekisë Vaclav Klaus, i cili e kundërshton traktatin, thotë se i pret vlerësimet e Gjykatës Kushtetuese për ankesat nëse traktati është në kundërshtim me kushtetutën e vendit të tij.
XS
SM
MD
LG