Ndërlidhjet

Obama do të vizitojë Azinë në nëntor



Barak Obama do ta zhvillojë vizitën e parë në Azi si president i Shteteve të Bashkuara në nëntor, ku do të vizitojë Japoninë, Kinën, Korenë e Jugut dhe Singaporin.

Shtëpia e Bardhë tha se Obama do të niset në 11 nëntor për takime dyditore në Tokio, para se të shkojë në Singapor në samitin e përvitshëm Azi-Paqësor për Bashkëpunim Ekonomik.

Më pas, Obama pritet të qëndrojë për vizitë katër ditore në Kinë, ndërsa turneun do ta përfundojë në 18 dhe 19 nëntor me ndalesën në Korenë e Jugut.
XS
SM
MD
LG