Ndërlidhjet

Eide: Zgjedhjet në Afganistan, të manipuluara


Shefi i misionit të Kombeve të Bashkuara në Afganistan, Kaj Eide, ka deklaruar se në zgjedhjet presidenciale, të mbajtura në gusht në këtë vend, “manipulimet kanë qenë në përmasa të gjera”.

Eide i ka bërë këto komente para gazetarëve, si përgjigje ndaj akuzave të ish-zëvendësit të tij, Piter Galbrajt, se kishte kërkuar fshehjen e dëshmive për manipulimin masovik, gjoja të bërë në favor të presidentit Hamid Karzai, në zgjedhjet e 20 gushtit.

Më 30 shtator, Galbrajt ishte shkarkuar nga sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun.

Sipas rezultateve preliminare, të kumtuara në shtator, në zgjedhjet në Afganistan ka fituar kryetari i deritashëm, Hamid Karzai.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG