Ndërlidhjet

Kabul: Programet civile po dështojnë



Shtetet e Bashkuara po dështojnë në përmbushjen e një prej qëllimeve të përcaktuara nga presidenti Obama në Afganistan, ndërtimin e institucioneve civile. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja New York Times, që citon burime brenda administratës amerikane.

Sipas një raporti të brendshëm, njoftojnë të njëjtat burime, afganët po i kthehen gjithmonë e më shumë sistemit të paligjshëm të gjykatave të talibanëve, pasi sistemi gjyqësor është shumë i dobët.

Gazeta citon burime ushtarake amerikane në terren të thonë se “një pjesë e popullsisë në zonat rurale e shohin drejtësinë e talibanëve së paku si diçka,më mirë se asgjë”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG