Ndërlidhjet

Miçëll, edhe një turne pa rezultate



I dërguari amerikan për Lindjen e Mesme, Xhorxh Miçëll përfundoi misionin e fundit në rajon, pa ndonjë rezultat lidhur me fillimin e mundshëm të bisedimeve izrealito-palestineze.

Që nga marrja e detyrës në janar të këtij viti Miçëll ka udhëtuar nëntë herë në Izrael dhe territoret palestineze. Pengesa kryesore në misionin e Miçëllit është këmbëngulja e kryeministrit izrealit Netanjahu për të pezulluar zgjerimin apo ndërtimin e kolonive hebreje në territoret palestineze.

Edhe vendet arabe janë treguar të rezervuara për të bërë kompromise lidhur me paqen e mundshme.
XS
SM
MD
LG