Ndërlidhjet

Belfast: Klinton mbështet procesin paqësor



Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton është zotuar ta ripërtrijë mbështetjen amerikane për procesin e paqes në Irlandën e Veriut.

Në një fjalim në Asamblenë e Irlandës Veriore, Klinton tha se rajoi ka treguar se edhe kundërshtarët më të përbetuar mund t’i tejkalojnë dallimet dhe të punojnë bashkë për të mirën e përbashkët.

“Ju inkurajoj që tani të ecni përpara me frymën e njëjtë të kurajos dhe vendosmërisë, dhe u zotohem se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë pas jush gjatë tërë kohës që ju do të punoni për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm”, tha Klinton.

Dekadat e luftimeve mes grupeve pro-britanike dhe nacionalistëve irlandezë në Irlandën Veriore lanë 3.600 të vrarë para marrëveshjes paqësore të vitit 1998.

Nga Belfasti, Klinton pasdite udhëton në Moskë, në ndalesën e fundit të turneut të saj rajonal.
XS
SM
MD
LG