Ndërlidhjet

Kinë: Dënohen 6 vetë me vdekje për trazirat



Në Kinë, gjashtë njerëz janë dënuar me vdekje lidhur me trazirat në rajonin Ksinxhiang në muajin korrik, në të cilat u shënuan viktima.

Agjencia zyrtare Xinhua tha se gjykata në kryeqytetin rajonal Urumki i dënoi gjashtë personat për vrasje dhe krime të tjera, përfshirë zjarrvënie të qëllimshme.

Agjencitë raportuan se në bazë të emrave, të dënuarit mund të identifikohen si ujgurë myslimanë.

Rreth 200 njerëz e humbën jetën në trazirat më të rënda në dekadat e fundit në Kinë, në të cilat ujgurët u ngritën kundër popullsisë shumicë kineze.
XS
SM
MD
LG