Ndërlidhjet

Përfundoi recesioni në SHBA



Recesioni dy vjeçar i ekonomisë amerikane ka përfunduar, por rritja ekonomike do të vështirësohet për shkak të shkallës së lartë të papunësisë.

“Recesioni i madh ka përfunduar”, thuhet në studimin e 44 analistëve ekspertëve amerikanë.

Më shumë se 80 përqind e ekonomistëve të anketuar besojnë se rritja ekonomike ka filluar, por ajo do të jetë më e ngadalshme për shkak të rënies ekonomike.

Studimi ka treguar se rënia tre vjeçare e tregut të patundshmërive në SHBA ka ndikuar keq në rritjen ekonomike.

Ekspertët presin rimëkëmbje më intenzive të ekonomisë gjatë vitit të ardhshëm, por shprehin drojen për shkak të rritjes së borxhit federal dhe shkallës së papunësisë.

Vlerësohet se papunësia në SHBA në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm do të arrijë dhjetë përqind , kurse nga fundi i vitit 2010 do të bjerë në 9.5 përqind.
XS
SM
MD
LG