Ndërlidhjet

Pakistan: Bombardohen pozicionet e talibanëve



Aeroplanët luftarakë të Pakistanit i kanë bombarduar sot pozicionet e dyshuara të talibanëve në rajonin fisnor pakistanez të Vaziristanit Jugor, para ofenzivës që pritet të fillojë atje.

Zyrtarët e sigurisë thanë se bombardimet e sotme nga ajri i kanë pasur në shënjestër pozicionet e militantëve në qytetet Makin, Ladha dhe Navazkot, të cilat gjithashtu u bombarduan të dielën.

Pakistani i shpalli planet për ofenzivë ushtarake në pozitat e talibanëve në Vaziristanin Jugor pasi grupi e pohoi përgjegjësinë për valën e fundit të sulmeve në të cilat e humbën jetën më shumë se 120 njerëz brenda një jave.
XS
SM
MD
LG