Ndërlidhjet

Medvedev: Raportet me SHBA në nivel të lartë



Presidenti i Rusisë Dimitri Medvedev ka thënë në takimin me Sekretaren amerikane të Shtetit Hillari Klinton se bashkëpunimi SHBA-Rusi po arrin nivel të lartë.

Sipas tij, ngjarjet e fundit, si samiti në Pitsburg dhe Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, kanë treguar se ekziston “gatishmëria e përbashkët që të gjenden përgjigje në pyetjet më aktuale dhe më të ndërlikuara”.

“Ne e shqyrtojmë hapur dhe me interesim çështjen e Lindjes së Mesme, Iranin, Korenë e Veriut dhe çështjet tjera, të cilat janë më aktualet për marrëdhëniet ndërkombëtare”, ka thënë Medvedev.

Më herët, Klinton bisedoi në Moskë me homologun e saj Sergei Lavrov.
XS
SM
MD
LG