Ndërlidhjet

Shtyhet gjykimi i Karaxhiqit


Tribunali i Hagës për Krime të Luftës e ka shtyrë sot për kohe të pacaktuar gjykimin e ish liderit të serbëve të Bosnjes Radovan Karaxhiq.

Shtyrja u bë pasi gjyqtarët pjesërisht e mbështetën apelin e Karaxhiqit kundër vendimit që gjykimi të fillojë në 21 tetor.

Karaxhiq e apeloi vendimin duke thënë se i nevojiten disa muaj që ta përgatitë mbrojtjen e tij.

Karaxhiq akuzohet për gjenocid, krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit për rolin e tij në luftën në Bosnje gjatë viteve 1992-95.
XS
SM
MD
LG