Ndërlidhjet

Moskë: Klinton takohet me aktivistët rusë



Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton ka deklaruar në takimin me përfaqësuesit e shoqërisë civile ruse se Uashingtoni nuk do ta flijojë çështjen e të drejtave të njeriut në Rusi për shkak të afrimit me Moskën.

Në takimin me përfaqëses të organizatave joqeveriatre dhe gazetarëve opozitarë, ajo e vlerësoi lartë rolin e tyre kyç në shoqërinë ruse.

“Dua ta dini se nuk jeni vetëm. SHBA gjithmonë do të jenë në anën tuaj. Në bisedimet me qeverinë ruse do të vazhdojmë t’u ofrojmë mbështetje përpjekjeve, të cilat synojnë përmirësimin e gjendjes së të drejtave të njeriut”, tha Klinton.
XS
SM
MD
LG