Ndërlidhjet

Faith mirëpret progres raportin



Përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë ka mirëpritur progres raportin për Kosovën.

“Raporti i Progresit i Komisionit Evropian është dokumenti kyç që pasqyron përparimin e arritur nga Kosova gjatë vitit të kaluar në ndërmarrjen e reformave. Aty po ashtu sugjerohen fushat ku autoritetet e Kosovës mund t’i shtojnë përpjekjet e tyre për të zbatuar reformat e mëtejme në fushën e qeverisjes, ekonomisë dhe në fuqizimin e themeleve demokratike dhe shumetnike të Kosovës”, thuhet në deklaratën e Piter Faithit.
XS
SM
MD
LG