Ndërlidhjet

Klinton: Mbështetja ruse, e mundshme



Nëse sanksione shtesë do të jenë të nevojshme kundër Iranit, Shtetet e Bashkuara besojnë se Rusia do ta mbështesë një hap të tillë. Deklarata e Sekretares amerikane të Shtetit Hillari Klinton u bë për mediat amerikane, pas vizitës së saj në Rusi.

Megjithatë presidenti dhe shefi i diplomacisë ruse thanë pas takimeve me Klintonin se është e parakohshme të flitet për sanksione të reja kundër Iranit.

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara janë në mesin e gjashtë fuqive botërore të përfshira në bisedimet me Iranin rreth programeve bërthamore të Teheranit.
XS
SM
MD
LG