Ndërlidhjet

Italia: Nuk kemi paguar mito për talibanët


Qeveria e Italisë e ka kundërshtuar raportin në një gazetë britanike, sipas së cilës, shërbimet sekrete italiane i kanë paguar talibanët, që ta mbajnë të qetë një territor në Afganistan, i cili ishte nën kontrollin e forcave të Italisë.

Zyra e kryeministrit Silvio Berluskoni, raportin në gazetën “Tajms”, e vlerësoi si “krejtësisht të pabazë”, ndërsa ministri i mbrojtjes raportin e cilësoi si “mbeturinë”.

Duke i cituar “zyrtarët ushtarakë perëndimorë” dhe “oficerët e NATO-s”, gazeta Tajms ka shkruar se italianët u kanë paguar talibanëve “dhjetëra mijëra dollarë”, në rajonin lindor Sarobi.
XS
SM
MD
LG