Ndërlidhjet

BERZH: Parashikohet rënie ekonomike 6.3%


Banka Evropiane për Rikonstruktim dhe Zhvillim thotë se ekonomitë e vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore do të shënojnë rënie për 6.3% në këtë vit, pas “rënies së madhe të prodhimit” në gjysmën e parë të këtij viti.

Ky parashikim i rënies është më i madh se ai i mëparshmi, sipas të cilit, mendohej se ulja do të jetë 5.2%.

Raporti i kësaj banke për vitin 2009, thotë se shenjat e rritjes pozitive në tremujorin e tretë, sugjerojnë se recesioni tash është “në fund në shumë vende” në rajon.

Por, sipas tij, “çfarëdo ngritjeje në vitin 2010 me gjasë do të jetë delikate dhe fragmentare”.
XS
SM
MD
LG