Ndërlidhjet

Hyseni: Beogradi minon përpjekjet për integrim të serbëve



Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni e ka vlerësuar stabile gjendjen në Kosovë dhe e ka akuzuar Beogradin se po minon përpjekjet e Prishtinës për integrimin e serbëve të Kosovës.

Në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Sigurimit, ku u shqyrtua raporti i sekretarit të përgjithshëm Ban Ki Mun, Hyseni tha se mirëqenia e komuniteteve pakicë dhe kthimi i të zhvendosurve janë ndër prioritetet e shoqërisë kosovare.

“Ne presim një pjesëmarrje të konsiderueshme të komunitetit serb në zgjedhje, sepse jemi të bindur se kjo është në interesin më të mirë të popullatës serbe, pra të marrin pjesë në përcaktimin e fatit dhe interesit të tyre”, tha Hyseni.
XS
SM
MD
LG