Të paktën 11 persona kanë vdekur sot nga një sulm vetëvrasës në Pakistanin veriperëndimor.
Shpërthimi i automjetit ndodhi para një stacioni të policisë në Peshauar, kryeqytetin e provincës së trazuar Kufitare Veri-Perëndimore.
Shpërthimi gjithashtu dëmtoi një xhami në afërsi.
Më shumë se 150 njerëz e kanë humbur jetën në Pakistan nga sulmet e militantëve në dy javët e fundit.