Ndërlidhjet

Ficxherald: Kosova nuk është e rrezikuar nga jashtë


Komandanti i krahut jugor të NATO-s, Mark Ficxherald, tha se Kosovën askush nuk e rrezikon nga jashtë, por kërcënimet më të mëdha për siguri janë krimi i organizuar dhe korrupsioni.

Këto komente ai i bëri sot para gazetarëve pas takimit me politikanen serbe të Kosovës, Rada Trajkoviq, në Graçanicë, afër Prishtinës.

Admirali Ficxherald ka deklaruar se siguria e qytetarëve nuk do të përkeqësohet për shkak të zvogëlimit të numrit të pjesëtarëve të KFOR-it dhe se ky mision do të bëjë çdo gjë për ta përmirësuar sigurinë e komuniteti serb në gjithë Kosovën.
XS
SM
MD
LG