Ndërlidhjet

Pak: Serbia të mos i financoj serbët e Kosovës


Anëtarja e Parlamentit Evropian, Doris Pak, thotë se Bashkimi Evropian duhet ta zhbllokoj Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asocim me Serbinë, ndërsa bashkëpunimi i Beogradit me Tribunalin e Hagës, duhet të mbetet kusht për fillimin e bisedimeve për pranim në BE.

Mëtutje ajo ka thënë se “të gjithë e kuptojnë se Beogradi ende nuk mund ta pranoj Kosovën”, por ka theksuar se “është e domosdoshme që Serbia ta ndalë mbështetjen financiare shtesë për serbët e Kosovës”.

Sipas saj, “ky është parakusht për raporte të mira fqinjësore, të cilat duhet të ekzistojnë edhe nëse Serbia nuk e njeh Kosovën”.
XS
SM
MD
LG