Ndërlidhjet

SHBA përshëndet marrëveshjen Shkup-Prishtinë



Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shkup e ka përshëndetur “marrëveshjen dypalëshe ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës për përfundimin e demarkacionit të kufirit ndërmjet dy vendeve.

Në njoftim thuhet se “udhëheqësitë e dy vendeve kanë treguar vendosmëri të madhe dhe kanë bërë hap të rëndësishëm në drejtim të sigurimit të stabilitetit në rajon”.

“Ne e presim vendosjen e shpejtë të marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve”, thuhet në komunikatën e ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shkup.
XS
SM
MD
LG