Ndërlidhjet

Indi: 30 të vdekur nga fishekzjarret



Autoritetet në Indi thanë se të paktën 30 njerëz e kanë humbur jetën kur zjarri dhe disa shpërthime e kapluan një depo me fishekzjarre në jug të vendit.

Incidenti ka ndodhur të premten në shtetin tamil Nadu.

Raportohet se viktimat kishin ardhur që të blejnë fishekzjarre për të kremtuar një festë hindu.

Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen.
XS
SM
MD
LG