Ndërlidhjet

Klaus: Traktati vështirë që mund të pengohet



Presidenti i Republikës së Çekisë, Vaclav Klaus tha se traktati i Lisbonës i Bashkimit Evropian ka shkuar tepër larg që kundërshtarët e tij të mund ta bllokojnë.

“Nuk mendoj se Traktati i Lisbonës është gjë e mirë për Evropën, për lirinë e Evropës apo për Republikën e Çekisë”, i tha Klaus gazetës “Lidove Noviny”.

Por, ai ka shtuar se “treni megjithate po shkon shumë shpejt” dhe se” nuk do të jetë në gjendje ta ndalë apo t’ia ndërrojë drejtimin”.

Në fillim të muajit, Klaus e kundërshtoi Traktatin duke kërkuar që BE-ja të fusë një dispozitë që të bllokojë kërkesat e pronave nga gjermanët etnikë, të cilët u dëbuan nga Çekia në fund të Luftës së Dytë Botërore.
XS
SM
MD
LG