Ndërlidhjet

Iran: Opozita e sfidon forcën e pushtetit



Udhëheqësit e opozitës në Iran thanë se përdorimi i forcës nga ana e radikalëve, të cilët kërkojnë t'i heshtin protestat pas zgjedhore, nuk do t'i ndalë kërkesat për ndryshime demokratike.

Lideri i opozitës, Mir Hosein Musavi dhe ish presidenti Mohamed Hatami thanë në një komunikatë të postuar në internet se "klima e sigurisë", e cila nënkupton heshtjen e opozitës, e ka minuar besimin e njerëzve në sistemin qeverisës.

Ata thanë se përdorimi i forcës vetëm i trimëron ata, të cilët duan ndryshimin e regjimit.

Opozita thotë se rizgjedhja e presidentit Mahmud Ahmadinexhad në 12 qershor u shoqërua me mashtrime.
XS
SM
MD
LG