Ndërlidhjet

Obama, Gyl, diskutuan për Afganistanin


Presidenti amerikan, Barak Obama, me telefon ka biseduar për një varg çështjesh, përfshirë edhe Afganistanin, me presidentin e Turqisë, Abdullah Gyl, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Të dy liderët, poashtu, kanë diskutuar edhe për normalizimin e lidhjeve ndërmjet Turqisë dhe Armenisë dhe për promovimin e stabilitetit në Bosnjë Hercegovinë.

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Obama ka shprehur falënderim për kontributin e Turqisë në Afganistan.
XS
SM
MD
LG