Ndërlidhjet

Iran: Ndër 30 të vrarët edhe disa ushtarakë të lartë


Afro 30 vetë, përfshirë edhe së paku pesë komandantë të lartë të Gardës Revolucionare, janë vrarë sot nga një sulm vetëvrasës në juglindje të Iranit.

Mediat iraniane raportojnë se njëri nga komandantët e vrarë ishte shefi i forcave tokësore të Gardës, gjenerali Nourali Shoushtari.

Raportohet se grupi sunit, Xhundullah (Ushtarët e Zotit), e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm në provincën Sistan – Baluçestan, afër kufirit me Afganistanin dhe Pakistanin.

Agjencia zyrtare iraniane e lajmeve, IRNA, njoftoi se zyrtarë e Gardës po merrnin pjesë në një takim me liderët fisnorë në qytetin Pishen, kur sulmuesi vetëvrasës e aktivizoi eksplozivin në trupin e tij.

Ndër të vrarët ka edhe liderë fisnorë.
XS
SM
MD
LG