Ndërlidhjet

Iran: Pasurimi vazhdon, nëse bisedat dështojnë


Teherani thotë se do ta vazhdoj procesin e pasurimit të uraniumit, nëse dështojnë bisedimet ndërkombëtare për zhvillimin e këtij procesi jashtë Iranit.

Këto komente të zyrtarit iranian, Ali Shirzadian, u bënë derisa pritet, që sot në Vjenë, të filloj edhe një rund i bisedimeve, për programin e kontestuar atomik të Iranit.

Në këtë takim, në të cilin marrin pjesë Franca, Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Agjencia e OKB-së për Energji Bërthamore, do të diskutohen detajet e propozimit për transferin e procesit të uraniumit jashtë Iranit.
XS
SM
MD
LG