Ndërlidhjet

Gjermani: Të mos kthehen romët në Kosovë


Një organizatë në Gjermani ka kërkuar nga qeveria e këtij vendi, që të mos i kthejë pjesëtarët e minoriteteve në Kosovë, duke thënë se romët ende janë në shënjestër në rajon.

Këshilli Qendror i Romëve në Gjermani ka kërkuar që Gjermania të tërhiqet nga marrëveshja me Kosovën për kthim dhe të siguroj të drejtën e përhershme për qëndrim për ata që në këtë vend ishin më tepër se 10 vite.

Javën e kaluar, Ministria e brendshme e Gjermanisë i ka konfirmuar planet për kthimin e afro 14 mijë refugjatëve në rajon, 10 vite pas përfundimit të luftës në Kosovë.

Ministria thotë se marrëveshja ndërmjet Berlinit e Prishtinës do të nënshkruhet në javët e ardhshme, për qartësimin e kthimit të refugjatëve, prej të cilëve afro 10 mijë janë romë, raporton agjencia DPA.

Qeveria e Gjermanisë thotë se dhuna ndëretnike në Kosovë ka shënuar rënie domethënëse, kështu që riatdhesimi i planifikuar është në harmoni me standardet ndërkombëtare për kushtet e azilit.
XS
SM
MD
LG