Ndërlidhjet

Bosnjë: SHBA, BE, bisedojnë me liderët


Në bazën ushtarake në Butmir afër Sarajevës, sot vazhdojnë bisedimet e përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian me liderët e partive kryesore politike në Bosnjë Hercegovinë.

Qëllim i këtyre bisedimeve është vendosja e institucioneve më funksionale në nivelin shtetëror, në mënyrë që ky vend të mund të përparoj drejt integrimeve evro-atlantike.

Takimet me liderët e Bosnjë Hercegovinës do t’i udhëheqin zëvendës sekretari amerikan i shtetit, Xhejms Stanjberg, ministri i jashtëm i Suedisë, Karl Bild dhe komisionari për zgjerim i BE-së, Oli Ren.

Ekipet e këtyre zyrtarëve të lartë të Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian, gjatë javës së kaluar, kanë zhvilluar bisedime intensive me përfaqësuesit e partive politike, që marrin pjesë në bisedime.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG