Ndërlidhjet

Sejdiu e Ivanov përshëndesin marrëveshjet



Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe homologu i tij maqedonas, Gjorgje Ivanov, e kanë vlerësuar “nënshkrimin e marrëveshjes për demarkacionin e vijës kufitare dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike si akte të rëndësishme, të cilat i hapin udhë thellimit të bashkëpunimit të ndërsjellë ndërshtetëror, si dhe përpjekjeve të të dyja vendeve për integrim sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian, në NATO dhe në institucionet e tjera ndërkombëtare”.

Kështu thuhet në një komunikatë për opinion të lëshuar nga kabineti i presidentit të Kosovës, i cili, siç thuhet, ka zhvilluar nje bisede telefonike me presidentin e Maqedonisë, Ivanov.
XS
SM
MD
LG