Ndërlidhjet

Hagë: Gjykimi i Karaxhiqit, jo i lehtë



Gjyqi ndaj Radovan Karaxhiqit nuk do të jetë një proces i lehtë, deklaroi kryeprokurori i Gjykatës së Hagës për ish Jugosllavinë.

Serzh Bramer, megjithatë ishte i bindur se ekipi i akuzës ishte përgatitur si duhet për të përballur Karaxhiqin me akuzat për gjenocid e krime lufte. Mbi Karaxhiqin rëndojnë 11 akuza për krimet e kryera nga serbët gjatë luftës së Bosnjës në vitet 1992 – ’95.

Bramer tha se në thelb të procesit do të ishte përpjekja për të provuar se Karaxhiqi orkestroi planin e pastrimit etnik të jo serbëve nga pjesë të caktuara të Bosnjës.
XS
SM
MD
LG