Ndërlidhjet

Sejdiu: Rrota e historisë nuk kthehet prapa



Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu i ka kritikuar deklaratat e fundit të Rusisë për mbështetjen e Serbisë në kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës.

“Rrota e historisë nuk mund të kthehet prapa. Kosova është e pavarur mbi baza të argumenteve të fuqishme, në veçanti të vullnetit politik të popullit të saj. Kështu, ne jemi aty ku jemi”, tha Sejdiu.

Komentet e tij pasuan deklaratën e presidentit të Rusisë Dimitri Medvedev në Beograd se Moska “gjithmonë do ta mbështesë Serbinë në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial”.
XS
SM
MD
LG