Ndërlidhjet

Serbi: Viktima e parë nga H1N1



Një grua 46 vjeçare ka vdekur sot në qendrën klinike në qytetin e Kragujevcit nga pasojat e gripit të ri, duke u bërë viktima e parë në Serbi nga virusi H1N1.

Zyrtarë të spitalit thanë se ajo ka vdekur pas një sëmundje të rëndë, përkundër të gjitha masave që u ndërmorrën për shërimin e saj.

E ndjera është hospitalizuar në 5 tetor, kur ishte konfirmuar se është e sëmurë nga virusi i ri.
XS
SM
MD
LG