Ndërlidhjet

FIFA heton Maradonën



Asociacioni Botëror i Futbollit, FIFA, ka nisur hetime lidhur me deklaratat e selektorit të kombëtares së Argjentinës, Diego Maradona pas ndeshjes kualifikuese me Uruguajin, e vlefshme për Botërorin 2010.

Në 15 shtator në Montevideo, Argjentina e mundi Uruguajin 1:0, dhe siguroi plasmanin në kampionatin botëror.

Mediat dhe tifozët në Argjentinë e kritikuan kombëtaren e tyre për lojë të dobët dhe mosangazhim gjatë ndeshjeve kualifikuese.

Maradona pas fitores ndaj Uruguajit i ka fyer dhe kritikuar ashpër mediat për shkrimet e tyre.

Ish sulmuesi i Argjentinës ka thënë se nuk do të kërkojë falje.
XS
SM
MD
LG