Ndërlidhjet

SHBA: K. Veriore vazhdon të jetë kërcënim


Sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gejts, tha se Koreja Veriore vazhdon të jetë kërcënim për aleatët e Shteteve të Bashkuara në Azinë Veriore dhe se Uashingtoni është i gatshëm ta përdorë forcën ushtarake për t’i mbrojtur aleatët në rajon, përfshirë edhe kapacitetet atomike të Shteteve të Bashkuara.

Këto komente, sekretari Gejts, i bëri sot në Seul të Koresë Jugore, ku gjendet për vizitë.

Kjo deklaratë u bë vetëm një ditë, pasi sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, tha se Shtetet e Bashkuara kurrë nuk do ta tolerojnë Korenë Veriore me armatim bërthamor.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG