Ndërlidhjet

Bajden arrin në Pragë



Nënpresidenti amerikan Xho Bajden ka arritur në Pragë, që është dhe ndalesa e fundit në turneun e tij evropianlindor.

Gjatë ditës ai ka vizituar Rumaninë. “Uashingtoni mirëpret mbështetjen rumune për planin e ri të mbrojtjes raketore”, deklaroi Bajden pas takimit me presidentin rumun Trajan Basesku. Shefi i diplomacisë rumune Bogdan Auresku tha se sistemi i ri i mburojës raketore siguron mbrojtjen e gjithë territorit rumun nga ndonjë sulm i mundshëm raketor.

Në Rumani Bajden arriti pas vizitës në Poloni. Varshava shprehu gatishmërinë për të marrë pjesë në sistemin e ri të mbrojtjes raketore, që përfshin baza ushtarake lëvizëse në det, dhe në tokë.
XS
SM
MD
LG