Ndërlidhjet

Francë: Mbyllet procesi kundër ish kryeministrit


Procesi gjyqësor kundër ish kryeministrit francez, Dominik dë Villëpe, i akuzuar për nxitje të fushatës kundër presidentit Nikolas Sarkozi, pritet të përfundoj sot.

Prokurorët kanë kërkuar dënim me kusht për 18 muaj dhe gjobë prej 45 mijë eurove për zotin Villëpe, i cili është akzuar për fushatë për ta diskredituar presidentin Sarkozi në vitin 2004, për t’i rritur gjasët e tij për tu bërë president.

Ish kryeminsitri i ka hedhur poshtë akuzat dhe ka thënë se zoti Sarkozi po e shfrytëzon procesin gjyqësor si mjet për hakmarrje politike.

Vendimi i gjyqtarëve, për këtë proces, që e ka tronditur politikën franceze, pritet të shpallet pas disa muajve.
XS
SM
MD
LG