Ndërlidhjet

Rusia u pajtua me propozimin për Iranin


Rusia është pajtuar për marrëveshjen me të cilën ulen tensionet lidhur me programin kundërthënës bërthamor të Iranit.

Ministri i jashtëm, Sergei Lavrov, tha se Rusia e ka pranuar propozimin e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike (ANEB), për reduktimin e sasive të uraniumit të pasuruar në shkallë të ulët.

Perëndimi ka shqetësime se ky proces është pjesë e programit sekret iranian për prodhimin e armatimit bërthamor.

Sipas planit të propozuar, Irani do t’i dërgonte rezervat e uraniumit të pasuruar në Rusi dhe Francë për konvertim në karburant atomik.

Ky karburant nuk do të mund të përdorej për armatim bërthamor.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG