Ndërlidhjet

Pakistan: Vritet një oficer policie



Një sulmues vetëvrasës i ka marrë jetën një oficeri policie pasi është hedhur në erë bashkë me automjetin e tij përplot me ekspoloziv në një autostradë.

Ngjarja ka ndodhur rreth 140 km në jug të kryeqytetit të Pakistanit, Islamabad.

Bëhet e ditur se policia kishte vendosur ta ndalojë automjetin pasi kishte marrë njoftime se automjeti është i dyshimtë.

Shpërthimi i fundit ndodhi në kohën kur forcat pakistaneze po e vazhdojnë operacionin e shkallës së gjerë kundër militantëve talibanë në rajonin e Vaziristanit jugor.
XS
SM
MD
LG