Ndërlidhjet

Kiev: Kryeministreja në garë presidenciale



Kryeministreja e Ukrainës Julia Timoshenko formalisht i është bashkangjitur garës për president, duke propozuar ligje më të drejta, fundin e korrupcionit, si dhe marrëdhënie të barabarta dhe të ndershme me Rusinë.

Timoshenko konsiderohet një nga favoritët në zgjedhjet presidenciale në 17 janar bashkë me ish kryeministrin Viktor Janukoviç.

Në një tubim të ithtarëve të saj, Timoshenko u zotua ta shtyjë Ukrainën drejt Evropës.

Rivali i saj, ish kryeministri pro-rus Janukoviç, është zotuar të rivendosë partneritet të plotë me Rusinë, si dhe bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG