Forcat e NATO-s në Afganistan kanë nisur hetime lidhur me vdekjen e katër civilëve që u vranë në qytetin Kandahar.
ISAF-i tha se trupat e saj hapën zjarr të shtunën kur vozitësi i një automjeti nuk u ndal teksa po u afrohej trupave ndërkombëtare.
Më herët, autoritetet afgane thanë se dy gra dhe një fëmijë ishin në mesin e të vdekurve, kurse janë plagosur edhe dy apo tre civilë.