Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Gyl: Turqia ka lidhje të fuqishme me Kosovën



Vendimi i Ankarasë për njohje të pavarësisë së Kosovës nuk duhet të jetë pengesë për zhvillimin e bashkëpunimit strategjik mes Turqisë dhe Serbisë, ka deklaruar presidenti Abdullah Gyl.

“Njohja e pavarësisë së Kosovës, me popullin e të cilit Turqia prej lashtësisë ka lidhje të fuqishme e të veçanta, dhe pavarësia e të cilit ishte rezultat i angazhimit të gjatë të bashkësisë ndërkombëtare, nuk është e drejtuar kundër Serbisë”, ka thënë Gyl për të përditshmen “Danas”.

Presidenti turk do të qëndrojë nesër në Beograd për një vizitë dyditëshe, gjatë të cilës do të takohet me krerët më të lartë serb.
XS
SM
MD
LG