Ndërlidhjet

Iran: Inspektorët e OKB-së në terren



Inspektorët e Kombeve të Bashkuara do të vazhdojnë me kontrolle shtesë në uzinën e dytë të Iranit, ku bëhet pasurimi i uraniumit.

Ekipi katër anëtarësh i Agjencisë së Energjisë Bërthamore ka udhëtuar drejt qytetit Kum, ku gjendet uzina, ekzistencën e së cilës Irani e bëri të ditur vetëm disa javë më parë.

Vendet perëndimore e akuzojnë Iranin se synon të prodhojë armë bërthamore, akuza që janë hedhur poshtë nga Teherani.
XS
SM
MD
LG