Ndërlidhjet

Gjeorgji: Ushtrime të përbashkëta me SHBA-të


Ushtria e Gjeorgjisë dhe ajo e Shteteve të Bashkuara sot i kanë filluar ushtrimet e përbashkëta, para vendosjes së trupave gjeorgjiane në Afganistan.

Zyrtarë gjeorgjianë thanë se ushtrimi do të zgjasë dy javë dhe në të përfshihen nga 420 ushtarë të të dy vendeve.

Këta ushtarë të Gjeorgjisë, pranverën e ardhshme, do të shërbejnë në Afganistan, nën komandën e Shteteve të Bashkuara. Një grup tjetër i Gjeorgjisë (100 deri në 200 vetë), që vendoset muajin e ardhshëm në Afganistan, do të shërbej nën komandën franceze.
XS
SM
MD
LG