Ndërlidhjet

UET: Kritika Thaçit lidhur me RTK-në


Unioni Evropian i Transmetuesve sot e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, duke e akuzuar se Radio Televizionin e Kosovës e ka shndërruar në “krah medial të partisë në pushtet”.

“Presioni nga qeveria juaj e ka transformuar RTK-në, nga një furnizues i balancuar i lajmeve, në një krah medial të partisë në pushtet dhe tuajin si kryeministër”, thotë, pos tjerash, Jean Reveillon, kryesues i këtij Unioni, në një letër dërguar zotit Thaçi.

Mëtutje në letër thuhet se “zërat kritikë apo alternativë kishin qenë të shtypur”.

“Ajo që tash po shohim është presioni nga qeveria e Kosovës, që RTK-ja të shndërrohet në një transmetues shtetëror jokritik”, shkruan në letrën e tij, kryesuesi i Unionit Evropian të Transmetuesve, raporton agjencia DPA nga Gjeneva.

Zoti Reveillon ka kërkuar që kryeministri Thaçi të ndërmarrë “masa urgjente” për rikthimin e autonomisë në RTK.
XS
SM
MD
LG