Ndërlidhjet

Biljana Plavshiq u lirua



Ish kryetarja e Republikës Serbe të Bosnjes, Biljana Pllavshiq u lirua nga burgu pasi vuajti dy të tretat nga dënimit 11 vjeçar për krime të luftës.

Pllavshiq u lirua sot nga burgu në Suedi, ku e vuante dënimin, pasi më herët Tribunali për Krime të Luftës për ish Jugosllavinë e miratoi lirimin e saj.

Pllavshiq ishte dënuar nga Tribunali në vitin 2003 për rolin e saj në krimet gjatë luftës në Bosnje në periudhën 1992-1995.

Autoritetet e burgut në Suedi thanë se ajo e ka lëshuar vendin pas lirimit.
XS
SM
MD
LG