Ndërlidhjet

Shqyrtohet apeli kundër lirimit të Haradinajt



Tribunali i Kombeve të Bashkuara e ka shqyrtuar sot apelin kundër lirimit të ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Gjykata e shkallës së parë nuk ndërmorri masa të duhura që gjykimi të ishte i drejtë për të dyja palët”, e transmeton AFP prokurorin Peter Kremer.

Ai tha se “dy dëshmitarët kyç nuk ishin në gjendje të dëshmojnë për shkak të frikësimit gjatë gjykimit”.

Prokurorët kanë kërkuar që të hudhet poshtë lirimi i Haradinajt dhe ai të gjykohet përsëri.
XS
SM
MD
LG