Presidenti i Bosnjes e ka anuluar sot vizitën në Suedi për shkak se qeveria suedeze vendosi ta lirojë nga burgu ish kryetaren e Republikës Serbe të Bosnjes, Biljana Pllavshiq.
Të martën, Pllavshiq u lirua nga burgu pasi vuajti dy të tretat e dënimit prej 11 vjet për krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Bosnje në vitet 1992-1995.
Presidenti Zhelko Komshiq tha sot se ai nuk do të udhëtojë në Stokholm sepse, megjithëse ligji suedez jep mundësinë e lirimit të parakohshëm, qeveria duhej të ishte aktive në bërjen e zgjedhjes.