Ndërlidhjet

Detroit: Vritet udhëheqësi i grupit radikal islamik



Në qytetin amerikan Detroit autoritetet federale thanë se kanë qëlluar për vdekje udhëheqësin e një grupi radikal islamist sunit, pasi ai nuk ishte dorëzuar mbi bazë të disa akuzave kriminale.

Zyra e prokurorit tha se Llukman Amin Abdullah u vra gjatë shkëmbim zjarrit me agjentët federalë në një depo në Dearborn afër Detroitit.

Autoritetet thonë se Abdullah është imam i një grupi radikal, i cili përpiqet të krijojë shtetin islamik brenda Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG