Ndërlidhjet

Peshavar: Bilanci i të vdekurve shkoi në 105



Bilanci i të vdekurve nga shpërthimi djeshëm në qytetin veriperëndimor pakistanez Peshavar ka shkuar në 105 vetë.

Automjeti shpërtheu në një treg të populluar me gra dhe fëmijë.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin.

Ministri i Jashtëm, Shah Mahmud Kurejshi tha se sulmi nuk do ta thyejë vendosmërinë e qeverisë për ta vazhduar ofenzivën kundër militantëve në rajonin e Vaziristanit jugor.

Sulmi ndodhi në kohën kur Sekreterja e Shtetit, Hillari Klinton mbërriti në vend që të ofrojë mbështetje për luftën e Pakistanit kundër Al Kaidës dhe kryengritjes së talibanëve.
XS
SM
MD
LG